Ish shefi i qarkullimit në Tiranë në SPAK dhe GJKKO, ende në arrest shtëpie

Shares

Ish-shefi i Qarkullimit Rrugor, Roven Zeka, para SPAK dhe GJKKO

Roven Zeka, ish-shefi i Qarkullimit Rrugor në Tiranë, u paraqit këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku qëndroi rreth një orë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij. Pas daljes nga SPAK, Zeka u drejtua menjëherë drejt Gjykatës së Posaçme, ku ishte caktuar seanca paraprake për çështjen e tij.

Në këtë fazë, gjykata pritet të vendosë nëse dosja ndaj ish-zyrtarit të policisë do të kalojë për gjykim ose do të kthehet për rishqyrtim. Seanca përcakton fatin procedural të akuzave që SPAK ka ngritur. Aktualisht Zeka është nën masën e arrestit në shtëpi.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se ndaj Zekës po hetohet për shpërdorim detyre dhe dyshime të tjera të lidhura me mënyrën e administrimit të detyrave gjatë kohës që drejtonte Qarkullimin Rrugor. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...