FOTO/ Dy atentatorët. Juli i Pashakos shtoi shpejtësinë ndërsa po qëllohet me pistoletë dhe automatik

Shares

Momenti i atentatit ndaj Julian Sulës

Autorët e atentatit ndaj Julian Sulës, 45 vjeç, nga Karbunara e Lushnjës, vijojnë të mbeten të paidentifikuar. Policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve pranë vendit të ngjarjes, të cilat kanë regjistruar momentet e të shtënave.

Sipas të dhënave paraprake, dy persona kanë zbritur nga një automjet i parkuar në kthesën e rrugës “Misto Mame”. Të maskuar me kapuçë të zinj dhe kapele, ata kanë pritur në pritë mjetin BMW të zezë me të cilin po udhëtonte Sula. Në çastin kur makina e tij është futur në rrugicë, atentatorët kanë hapur zjarr — njëri me kallashnikov, tjetri me pistoletë.

Sula dyshohet se i ka vënë re autorët dhe ka shtuar shpejtësinë, duke arritur t’i shpëtojë plumbave. Atentati ka zgjatur rreth 10 sekonda. Gjashtë predha kanë goditur automjetin, ndërsa një tjetër e ka prekur lehtë në këmbë.

Pas sulmit, autorët kanë braktisur dhe më pas kanë djegur makinën bashkë me armët në fshatin Lifaj. Ndërkohë, Sula është kthyer fillimisht në lokalin e tij në Karbunarë, më pas në banesë dhe vetëm pas disa minutash është paraqitur në spital për mjekim.

Derimë tani, policia ka shoqëruar dhe pyetur 18 persona, përfshirë të afërm të 45-vjeçarit. Hetimet po vazhdojnë në disa pista, që prej historikut të Sulës që nga vitet 1997, deri te dyshimet për përfshirje në trafikun e narkotikëve dhe aktivitetet e tij të biznesit.

Julian Sula ishte i njohur për policinë dhe lëvizte lirshëm në Lushnjë gjatë dy viteve të fundit, herë me automjete të blinduara dhe herë pa mbrojtje. Ai kishte precedentë të mëparshëm për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të punonjësve të policisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...