Deputeti i Sarandës Ardit Bido i ka drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë publikimin e listës së personave shqiptarë që janë të ndaluar të hyjnë në territorin grek dhe arsyet ligjore që kanë çuar në këtë vendim. Kërkesa e tij erdhi pas refuzimit në kufi të gazetarit Artan Hoxha.
“Qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë, qartësi dhe trajtim të drejtë në çdo procedurë që lidhet me lëvizjen e tyre të lirë. Kjo çështje ka krijuar prej vitesh pasiguri dhe është koha që të sqarohet zyrtarisht.
Prej vitesh në opinionin publik shqiptar përflitet se ekziston një listë shtetasish shqiptarë ndaj të cilëve autoritetet greke kanë vendosur masën të ndalimit të hyrjes në territorin grek. Mungesa e informacionit zyrtar ka krijuar pasiguri dhe shqetësim, sidomos te qytetarët që udhëtojnë rregullisht për punë, vizita familjare apo arsye të tjera të ligjshme.
Për këtë arsye, ju kërkoj që të bëni të ditur:
1. Listën zyrtare të personave ndaj të cilëve është vendosur masa e ndalimit të hyrjes, së bashku me arsyet ligjore përkatëse; ose, nëse publikimi i emrave nuk lejohet,
2. Numrin e përgjithshëm të rasteve, kategoritë e arsyeve ligjore dhe procedurën që ndiqet për vendosjen e kësaj mase”, thuhet në letrën e Bidos. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












