Berisha kërkon nga SPAK edhe përfshirjen e Ramës në çështjen Balluku-Llogara

Shares

Berisha në konferencën e sotme për shtyp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Tiranë, ka lëshuar akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe qeverisë, duke deklaruar se SPAK ka aplikuar “masat më lehtësuese të mundshme” ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Berisha e cilësoi çështjen e hetimeve për tunelin e Llogarasë si “të paprecedentë në Europë”, duke pretenduar se Prokuroria nuk ka vepruar me vendosmërinë e duhur dhe po mbron interesat e qeverisë.

“Prokuroria dhe gjykata kanë përdorur masat më lehtësuese ndaj Lubisë Balluku dhe Edi Ramës,” deklaroi ai, duke shtuar se, sipas tij, është vërtetuar se çdo veprim i ish-ministres për projektin e tunelit është kryer nën urdhrat e kryeministrit.

“Prokuroria jo vetëm që nuk ka ngritur akuzë, por po e lejon Ramën të pengojë hetimin, të prishë provat dhe të mbrojë veten e tij përmes mbrojtjes së Ballukut,” u shpreh Berisha.

Ai akuzoi SPAK-un dhe gjykatën se kanë shmangur kualifikimin e çështjes si një rast tipik të një grupi të strukturuar kriminal.

“Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, me keqbërës që kanë shpërdoruar qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë në bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin,” tha kryetari i PD-së, duke theksuar se struktura përfshin ish-ministre, drejtues dhe punonjës të prokurimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...