Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar sot kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili ndodhet në burg, për konstatimin e humbjes së fuqisë së masës së paraburgimit.
Seanca u zhvillua nga trupa gjykuese monokratike, me gjyqtare Miliana Muça, e cila shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 270, regjistruar më 17 nëntor 2025. Koka kishte ankimuar vendimin nr. 656, datë 24 tetor 2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke kërkuar që masa e sigurisë të konsiderohej e pavlefshme.
Gjykata e Apelit vendosi miratimin e vendimit nr. 656, duke lënë në fuqi masën e paraburgimit për ish-ministrin.
Me këtë vendim, kërkesa e Lefter Kokës konsiderohet e mbyllur në shkallë apeli, ndërsa ai vijon të mbetet në qeli në kuadër të procedimeve penale që lidhen me hetimet për aferën e inceneratorëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












