Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka vendosur se shkarkimi nga vetingu i ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, ka qenë i padrejtë dhe në kundërshtim me standardet e procesit të rregullt ligjor. Vendimi i Strasburgut i hap rrugën ish-magjistratit të kërkojë rehabilitimin e plotë dhe kompensim për dëmin e shkaktuar.
Pas publikimit të vendimit, avokati i Selimit, Ylli Manjani, deklaroi se “shteti duhet ta rikthejë në punë”, duke theksuar se tashmë është provuar se procesi i vetingut ndaj klientit të tij ka qenë i cenuar dhe i pabazuar në prova të mjaftueshme.
Më herët, Gjykata e Posaçme (GJKKO) kishte shpallur të pafajshëm Shkëlzen Selimin për akuzën e ngritur nga SPAK për refuzim dhe fshehje të deklarimit të pasurisë, duke rrëzuar pretendimet e organit të akuzës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












