Mësohet emri i shënjestrës së atentatit në Lushnjë, mik i Redjan Rrajës

Shares

Vendi i atentatit

Mësohet enri i personit të qëlluar me armë në Lushnjë. Ai është Julian Sula i njohur ndryshe edhe si Juli i Pashakos.

Ai konsiderohet si mik i Redjan Rrajës dhe ndërkohë emër i njohur për policinë qyah nga ajo që thirret masakra e Lushnjës, ku është pyetur nga policia.

Dyshimet janë se ka pasur shkëmbim zjarri mes palëve.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të martë në Lushnjë, duke shkaktuar panik në zonën pranë kryqëzimit të spitalit. Sipas informacioneve paraprake, persona të paidentifikuar dyshohet se kanë qëlluar drejt një automjeti në lëvizje.

Si pasojë e të shtënave, Julian Sula ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka sekuestruar disa gëzhoja në vendngjarje.

Pak minuta pas atentatit një makinë është djegur në periferi të qytetit ndërsa brenda saj u gjet një pistoletë.

“Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve”, ishte njoftimi i policisë së Lushbjës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...