Lushnjë, atentat me armë te kryqëzimi i spitalit, 1 në spital

Shares

Vendi i atentatit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të martë në Lushnjë, duke shkaktuar panik në zonën pranë kryqëzimit të spitalit. Sipas informacioneve paraprake, persona të paidentifikuar dyshohet se kanë qëlluar drejt një automjeti në lëvizje.

Si pasojë e të shtënave, një shtetas ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka sekuestruar disa gëzhoja në vendngjarje.

Pak minuta pas atentatit një makinë është djegur në periferi të qytetit ndërsa brenda saj u gjet një pistoletë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...