Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP)
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) njofton se më 11 dhjetor 2025, ditën e enjte, në orën 09:00, do të zhvillohen intervistat me kandidatët për postin e Drejtorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Intervistat do të kryhen sipas rendit alfabetik, dhe më pas KLP do të vijojë me procesin e zgjedhjes së drejtuesit të ri për SPAK.
Në garë janë zyrtarizuar katër kandidatë, të gjithë prokurorë aktualë në SPAK:
- Adnan Xholi
- Doloreza Musabelliu
- Elvin Gokaj
- Klodian Braho
Ky proces përbën fazën përfundimtare të zgjedhjes, ndërsa mandati i drejtorit aktual, Altin Dumani, përfundon në dhjetor. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












