Del pas 1 ore e 15 minutash nga SPAK, merret në pyetje deputeti Tërmet Peçi
Deputeti socialist Tërmet Peçi, njëherësh ish-kryebashkiak i Tepelenës, ka përfunduar marrjen në pyetje në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), nga e cila doli pas rreth 1 orë e 15 minutash.
Peçi u paraqit paraditen e sotme në ambientet e institucionit, ku është pyetur në lidhje me një çështje që po hetohet nga strukturat e posaçme. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi objektin e hetimit apo pyetjet që i janë drejtuar deputetit.
SPAK pritet të vijojë procedurat hetimore, ndërsa nuk ka asnjë reagim zyrtar mbi arsyen e thirrjes së Peçit. Deputeti nuk ka dhënë deklarata për mediat në dalje nga institucioni.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












