Urdhri i Ballukut për biznesin e afërt me PD: Mos ta shoh te marr tjeter pune ne Republikën e Shqipërisë

Shares

Balluku, Berberi dhe Rama

Komunikimi midis zv/kryeministres Belinda Balluku dhe ish drejtorit të ARRSH, Evis Berberi ka zbuluar një anë tjetër të regjimit, izolimin ekonomik e financiar të kujtdo që përceptohej se është me opozitën.

Në komunikimin më poshtë bëhet fjalë për Kompanin e Lefter Geshtenjës sipas Ballukut që në vitin 2021 ishte deputet i Librazhdit.

Mesazhet e Shkëmbyera, Data: 28.10.2021, ora 1244,(Aplikacioni WhatsApp)

– Belinda Balluku i prcjell forwarded një mesazh tek Evis Berberi me tekstin: “Civil Cons”

– Evis Berberi përgjigjet me shenjën e pyetjes: “?”

– Belinda Balluku prcjell forwarded mesazhin: *”Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korab alikon. Jane supervizor tek porto romano.”

– Evis Berberi përgjigjet: “Po jane te Porto romano”

– Belinda Balluku: Kte e ka Lefter Geshtenja, deputet i librazhdit i PD.”

– Evis Berberi: “Ok”

Menjëherë pas këtij komunikimi, në aplikacionin Signal Private Messenger, në ora 1248, Evis Berberi i drgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Urgjente apo ne te ardhmen?”

Belinda Balluku përgjigjet në ora 1250: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”

Evis Berberi përgjigjet në ora 1250: “Eshte e lehete”. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...