LIBRAZHD/ Dhëndrri i ngop me valium vjehrrin e vjehrrën dhe më pas kontrollon sirtaret

Shares

Finalizohet operacioni policor “Opportunity”, në pranga dhëndri që drogoi dhe vodhi çiftin e moshuar.

Policia e Librazhdit ka finalizuar operacionin e koduar “Opportunity”, zhvilluar në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve kundër Personit të DVP Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, që çoi në arrestimin e një 36-vjeçari, i dyshuar si autor i një ngjarjeje të rëndë ndaj një çifti të moshuar.

Sipas Policisë, pas marrjes së njoftimit se dy bashkëshortë ishin transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit e më pas në QSUT në gjendje të rënduar shëndetësore, të dyshuar për intoksikim, shërbimet hetimore organizuan menjëherë veprimet për sqarimin e rrethanave.

Hetimet e kryera me ritme të shpejta dhe në mënyrë të koordinuar bënë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Shtetasi I. K., 36 vjeç, dhëndri i çiftit të moshuar, dyshohet se u ka administruar atyre një dozë të lartë qetësuesi, të dyshuar si valium, duke u shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore. Pas kësaj, ai mësohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre.

Çifti i moshuar ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë operacionit u sekuestruan shuma e parave të vjedhura dhe një telefon celular që dyshohet se u përdor nga autori. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...