Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masat shtrënguese ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe dy zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjosë, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga SPAK.
Seanca u zhvillua nën drejtimin e gjyqtarit Erjon Çela, i cili konfirmoi të gjitha masat e caktuara dy ditë më parë. Ndërsa prokurori i çështjes Dritan Prençi paraqiti të dhënat e akuzës.
Sipas vendimit Belinda Balluku vijon të jetë nën masën “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, si dhe nën masën ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”; Gentian Gjyli do të vazhdojë të qëndrojë në “Arrest në shtëpi”, në bazë të nenit 237 të Kodit të Procedurës Penale. E njëjta masë, “Arrest në shtëpi”, është konfirmuar edhe për Erald Elezin, për të cilin Gjykata ka specifikuar adresën e banimit duke urdhëruar që të mos largohet prej saj. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












