Belinda Balluku paraqitet në GJKKO për vlersimin e masës së sigurisë ndaj saj

Shares

Belinda Balluku sot në GJKKO

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u paraqit sot në orën 09:00 në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për seancën e verifikimit të masës së sigurisë, pas vendimit të SPAK për pezullimin e saj nga detyra.

Së bashku me Ballukun, në gjykatë u paraqitën edhe dy zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës, Gent Gjyli dhe Erald Elezi, të cilët mbërritën nën shoqërimin e policisë, në zbatim të masës së arrestit në shtëpi.

Seanca e sotme ka për qëllim rivlerësimin e masave të vendosura, bazuar në argumentet e SPAK dhe mbrojtjes. Të tre të hetuarit ndodhen nën procedim për çështje që lidhen me procedurat e prokurimit publik të tynelit të Llogarasë dhe Unazës së Tiranës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...