Rama shmang përgjigjen për shkarkimin e Ballukut: “Pyetjet në konferencë, jo me britma”

Shares

Rama sot para gazetarëve

Në pritjen zyrtare të liderëve të rajonit dhe komisioneres së BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Marta Kos, kryeministri Edi Rama u përball sërish me pyetjet e gazetarëve për fatin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas akuzave të ngritura nga SPAK.

I pyetur nëse do ta shkarkojë Ballukun, Rama zgjodhi të mos japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke i kërkuar gazetarëve që t’i ruajnë pyetjet për konferencën e mëvonshme për shtyp.

“Këtu jeni për të parë dhe ndjekur ardhjen e miqve sot, pastaj në konferencë shtypi na i bëni këto pyetje. Të presim miqtë, të mbarojmë punë me miqtë, të bëjmë konferencën dhe bëj pyetje. Nëse nuk bërtet si ai ‘hapni vendin se do hidhem e merr fjalën’. Bëj çdo pyetje pa britma, që të marrësh përgjigje”, tha Rama duke iu drejtuar një prej gazetareve.

Një gazetar tjetër e pyeti kryeministrin për raportet e tij me Ballukun pas zhvillimeve të fundit dhe akuzave të SPAK. Rama reagoi me ironi:

“Ju e keni ndryshe, e keni si ajo telenovela ‘100 vitrinat’: a të do, a s’të do… Çfarë janë këto pyetje? Po të ketë përgjigje, nuk vazhdon telenovela”, tha Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...