Rama padit në Kushtetuese pezullimin e Belinda Ballukut nga GJKKO

Shares

Kryeministri Edi Rama i drejtohet Kushtetueses për pezullimin e Ballukut dhe kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së dhe interpretim kushtetues.

Qeveria ka depozituar këtë të premte një kërkesë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me vendimin e GJKKO-së që pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Vendimi në fjalë, i marrë më 19 nëntor 2025, vendosi masë ndaluese ndaj saj në kuadër të hetimeve të SPAK.

Në dokumentin e paraqitur, qeveria i kërkon Kushtetueses tre veprime kryesore:

  1. Shfuqizimin e vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 të GJKKO-së, për pjesën që lidhet me masën ndaluese të vendosur ndaj Ballukut;
  2. Pezullimin e menjëhershëm të këtij vendimi, deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës nga Gjykata Kushtetuese;
  3. Interpretim të pikës 3, të nenit 103 të Kushtetutës, që përcakton kompetencat e Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, në lidhje me emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të kabinetit.

Në sqarimin dërguar Kushtetueses, Kryeministria argumenton se vendimi i GJKKO-së kërkon një rivlerësim kushtetues, për të përcaktuar nëse masat e marra ndaj Ballukut duhet të mbeten në fuqi apo të pezullohen deri në përfundimin e shqyrtimit të plotë.

Relator i çështjes në Gjykatën Kushtetuese është caktuar gjyqtari Sandër Beci. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...