Berisha, 3 kushtet e Ballukut për Ramën në takimim 7 orësh

Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha postoi sot se Belinda Balluku i ka paraqitur kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të tyre 7-orësh, tre kushte kryesore, mes të cilave edhe shtyrja me 72 orë zbatimin e vendimit të GJKKO-së.

REAGIMI I BERISHËS/ Cilat ishin çështjet e debatit 7-orësh me të thirrura Rama–Balluku

Miq, vështirë të zbërthehen bisedimet e djeshme 7-orëshe Rama–Lubia në zyrën e Ramës.

Por një gjë është e sigurt: sipas veshëve të mureve ato kanë qenë tejet të ashpra, me kërcënime të ndërsjella, madje dhe më shumë. Ndër të tjera, në takim janë diskutuar:

1.Kërkesa e Ballukut për të shtyrë 72 orë zbatimin e vendimit, gjë të cilën Rama nuk e ka marrë përsipër dhe telefonatat e Uluziut kanë qenë pa fat.

2.Kërkesa e Lubisë që Këshilli i Ministrave dhe jo ajo personalisht t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të GJKKO-së.

3.Ndalimi i korit të linçimit të Lubisë në mediat e kontrolluara nga Rama, me në krye Top Channel-in.

Të gjitha këto janë disa nga kushtet që Lubia të mos hapë zemrën para “SKAP-it të partisë” dhe të faktojë me dokumenta se tuneli i Llogarasë dhe aeroporti i Vlorës janë zbatim i përpiktë i urdhrit direkt të Edi Ramës. Nuk dihet mirë roli i Uluziut, që u thirr dëshmitar i divorcit politik dhe kacafytjeve verbale 7-orëshe Rama–Balluku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...