Bardhi: Drejtësia po sfidohet hapur, Rama dhe Balluku janë bashkë në aferën 190 mln euro të Llogarasë

Shares

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë një deklarate për shtyp ditën e sotme, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po sfidon drejtësinë duke mos shkarkuar zëvendëskryeministren dhe ministren Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga gjykata dhe është nën hetim nga SPAK për shkelje në tendera publikë. Bardhi pretendon se Rama dhe Balluku janë bashkë në atë që ai e quan “afera 190 milionë euro e tunelit të Llogarasë”, duke aluduar për paracaktim të kompanisë fituese dhe komunikime të paligjshme.

Sipas Bardhit, Rama nuk e shkarkon Ballukun sepse është i përfshirë vetë në korrupsion dhe i ekspozuar përmes aferave të përbashkëta. Ai e cilëson sjelljen e kryeministrit si antidemokratike dhe në kundërshtim me standardet europiane, duke sjellë si shembull rastin e ish-kryeministrit portugez António Costa, i cili dha dorëheqje sapo u përfshi në një hetim.
Bardhi akuzon Ramën se po sulmon drejtësinë dhe po vendos interesat personale mbi ligjin. Ai tha se çështja e tunelit të Llogarasë është vetëm “maja e ajsbergut” e aferave Rama–Balluku, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në Foltoren e thirrur nga opozita të hënën para Kryeministrisë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...