SPAK PEZULLON NGA DETYRA BELINDA BALLUKUN

Shares

Belinda Balluku

SPAK pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku, ndërsa vendosi edhe ndalim daljeje nga Shqipëria.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe njëkohësisht ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, si pjesë e masave të sigurisë në kuadër të hetimeve në vijim.

Sipas informacioneve zyrtare, gjykata ka caktuar gjithashtu masën e sigurisë “detyrim për të mos u larguar nga vendi”, duke i ndaluar Ballukut daljen jashtë Shqipërisë për kohën që vijon procesi hetimor. Masa përfshin edhe bllokimin e pasaportës, me qëllim sigurimin e pranisë së saj gjatë procedimit penal.

Vendimi lidhet me hetimin e nisur nga SPAK për procedurat e tenderit të ndërtimit të “Tunelit të Llogarasë”, ku Balluku akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë. Kjo masë konsiderohet një hap i rëndësishëm në procesin e verifikimit të përgjegjësive dhe garantimit të një hetimi të pavarur.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, pak ditë më parë, Balluku deklaroi se e konsideron procedurën si një proces të bazuar në transparencë dhe llogaridhënie, ndërsa pritet që hetimet të vijojnë me veprime të tjera sipas kërkesave të prokurorisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...