Belinda Balluku gjatë një vizite në kantierin e autostradës Durrës-Tiranë
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha ka reaguar në rrjetin e tij social facebook se, largimi i Belinda Ballukut ishte i paralajmëruar dhe se Edi Rama e përdori mënyrën më poshtëruese të mundshme për t’u ndarë prej saj. Berisha shkruan se fillimisht e mori si thashethem lajmin për kërkesën e prokurorisë, por u bind kur Rama i dërgoi Ballukut mesazhin publik “duaje fatin tënd”.
Lideri demokrat, Sali Berisha akuzon Ramën se zgjodhi të mos kërkonte dorëheqjen apo ta shkarkonte Ballukun zyrtarisht, por e la në mëshirën e procedurave të drejtësisë “si një punonjëse e zakonshme e administratës”. Arsyeja është se Rama “nuk ia mbante” t’i kërkonte llogari, pasi në aferat e mëdha si, tuneli i Llogarasë dhe aeroporti i Vlorës, përgjegjësitë reale i ka vetë kryeministri.
Berisha shton se dokumentet tregojnë se ishte Rama “që hante fiq e kumbulla pas shpinës së Ballukut”, duke implikuar se kryeministri është iniciatori dhe vendimmarrësi i vërtetë i skandaleve. Kryedemokrati thotë se me këtë veprim “makbethian” Rama nuk shpëton dot nga përgjegjësia dhe veç forcon dyshimet ndaj vetes. a.b
POSTIMI I BERISHËS/ Lubia iku siç ishte!
Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar!
Miq, disa ditë më parë dëgjova se nga prokuroria do kërkohej dhe do vendosej pezullimi nga detyra i Lubi Ballukut. Ky lajm m’u duk thashethem dhe nuk e besova. Madje nuk e besova edhe pasi Rama në fjalën e tij i thoshte Belindës “duaje fatin tënd”, mbasi territorët e drejtësisë janë të ndara me territorët e PS. Pas kësaj deklarate që Rama e bëri vetëm për Lubinë, nuk kisha më asnjë dyshim se ai tashmë donte të shpëtonte sa më shpejt prej saj, mbasi ai dhe Lubia ngjisnin si: “keni parë s’keni parë, shkon një i vdekur me të gjallë.”
Por ndonëse e di se Edi Rama në të gjithë qenien e tij çnjerëzore, nuk besoj se do zgjidhte formën më poshtëruese për të larë hesapet me njeriun që prej 25 viteve kishte ndarë çdo gëzim dhe hidhërim dhe që e kishte bashkëpunëtore luajale në çdo vjedhje. E vërteta është se dokumenta të pakundërshtueshme tregojnë se ishte ai që hante fiq dhe kumbulla pas shpinës së Lubisë.
Me të drejtë pyetja: pse Rama nuk i kërkoi Lubisë dorëheqjen, që do t’i jepte edhe ndonjë pikë? Pse ai nuk e shkarkoi siç i takonte, në rast se refuzonte dorëheqjen, por zgjodhi trajtimin e saj sikur të ishte magazinierja e Këshillit të Ministrave?
Përgjigjja është vetëm një: atij nuk ia mbante! Nuk ia mbante sepse në dy aferat e mëdha, tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës, iniciator e vendimmarrës i vërtetë është Rama dhe jo Lubia.
Por a shpëtoi Rama me këtë akt makbethian ndaj bashkëpunëtores së tij më të afërt? Jo dhe jo!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












