Partia Demokratike ka reaguar sot fill pas pezullimit nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka përdorur drejtësinë për të “hequr qafe” numrin dy të qeverisë, duke e cilësuar këtë si një akt frike dhe paniku.
Sipas PD-së, largimi i Ballukut “me vendim gjykate” dhe jo me shkarkim nga Kryeministri apo me dorëheqje, tregon se Rama ka vepruar me pasiguri për të mbrojtur veten. Balliu tha se Rama e trajtoi zv.kryeministren “si dëm kolateral”, duke e flakur “si leckë”, ndërsa kërkoi të shpëtonte karrigen dhe pushtetin e tij.
“Edi Rama provoi edhe njëherë se njeriu burracak nuk bëhet trim as kur është në majën e pushtetit. Ai veproi pas shpine ndaj zëvendëses së tij, nga frika se ajo po e merrte me vete,” thuhet në deklaratë.
PD thekson se si Rama, ashtu edhe Balluku, janë “të poshtëruar politikisht” dhe se ngjarja e fundit konfirmon, sipas tyre, ekzistencën e një “labirinti krimi e korrupsioni” brenda qeverisë.
“Partia Demokratike e ka të qartë: është Edi Rama koka e sistemit narkos dhe pa rënien e tij nuk ndryshon asgjë,” deklaroi Balliu, duke shtuar se dorëheqja e Kryeministrit është “kushti i kohës” dhe kërkesa kryesore e opozitës.
Në fund, PD nënvizon se situata aktuale e bën misionin e Foltores dhe lëvizjes qytetare-opozitare “një domosdoshmëri kombëtare” për rrëzimin e qeverisë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












