Berisha-gazetarëve: Urdhri për të qëlluar është në mendjen tuaj dhe të atyre që trillojnë

Shares

Berisha pas daljes nga SPAK

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se nuk ka pasur urdhër për të goditur protestuest me armë me 21 janar të 2011. Berisha e nëri deklaratën fill pasi doli nga SPAK ku u përgjigj pyetjeve të hetuesve për këtë çështje. Berisha u tha gazetarëve se urdhëri për të qëlluar është në mendjen tuaj dhe të atyre që trillojnë.

PYETJE-PËRGJIGJE/

Pyetje: Në dijeni tuaj, cili është roli i gardistit Agron Malaj që më pas u shpërblye nga qeveria me poste.

Sali Berisha: Pavarësisht nga teoritë konspirative unë nuk kam dijeni se ai të ketë bërë një vepër të qëllimshme. Unë di të ketë deklaruar në prokurori se, nuk ka pasur urdhër të qëllojë dhe mesa di unë, nuk e kam njohur kurrë, ai ka qenë komandant i grupit të zjarrit. Se çfarë quajnë ata grup zjarri nuk e kam të qartë shumë, por ai ka qenë komandant i tyre dhe thotë që nuk ka patur urdhër.

Pyetje: Ndrea Prendi një ditë pas protestës doli me sy të nxirrë.

Sali Berisha: Më mirë së kushdo tjetër çfarë ka ndodhur e shpjegon secili person që ka përjetuar. Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe në vlerësimin tim, ai ka bërë të pamundurën që të përmbushë detyrimet ligjore të tij.

Pyetje: Kush e dha urdhrin për të qëlluar me fishekë luftarakë dhe jo manovër.

Sali Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj, se ka dhënë njeri, të garantoj…

Pyetje: Ka një audio, keni një koment.

Sali Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj dhe të atyre që trillojnë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...