Këshilltarët socialistë që votuan shkarkimin e Erion Veliajt para pak javësh dhe nuk pranuan praninë e tij në mbledhjen e shkarkimit i kanë nisur një shkresë zyrtare institucioneve përgjegjëse, ku kërkohet leja për pjesëmarrjen fizike të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak. Mbledhja do të zhvillohet këtë të premte, më 21 nëntor 2025, në orën 10:00.
Letra e këshilltarëve
Kërkesa e socialistëve adresohet ndaj SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ndërsa shprehet se pjesëmarrja e kryebashkiakut përbën një të drejtë funksionale të garantuar nga Ligji nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”.
Në dokument theksohen dy dispozita kryesore: Neni 58, pika 4, që i njeh Kryetarit të Bashkisë të drejtën të marrë pjesë dhe të raportojë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak; Neni 60, që përcakton detyrimin për bashkëpunim ndërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështje të interesit publik.
Duke u mbështetur në këto parashikime ligjore, Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkon që Veliajt t’i mundësohet: prania e përkohshme fizike në mbledhje;
ose, nëse kjo nuk është e realizueshme, pjesëmarrja përmes komunikimit në distancë, përmes lidhjes online apo videokonferencës.
Në shkresë vihet në dukje se prezenca e kryebashkiakut është e domosdoshme për paraqitjen e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit lokal. Këshilli Bashkiak shpreh gjithashtu gatishmërinë për të respektuar çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike që mund të parashtrohet nga institucionet përkatëse, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt dhe transparent.m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












