Qëllohet me armë zjarri në Koplik, një person me plagë në kokë në spital

Shares

Foto ilustruese

Një person u plagos rëndë këtë mbrëmje në Koplik ndërsa ka shenja të goditjeve me sende të forta. Ai është Edison Tirana, 42 vjeç.

”Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Bericë.

42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri”, njoftoi policia e Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...