Protesta nis të hënën para kryeministrisë ku i ka zyrat Rama dhe Balluku

Shares

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot gjatë një bisede me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, protestën që nis të hënën e cila do bëhet vetëm para kryeministrisë sepse aty i kanë zyrat Rama dhe Lubia.

“Së pari, parlamenti i deputetëve dhe qytetarëve të opozitës nuk është thirrur para ministrisë së Lubi Ballukut, por është thirrur para kryeministrisë pikërisht për atë që ju thoni.
Nuk është një protestë e veçantë kundër Lubi Ballukut, që të garantoj që nuk ka hajdute më të madhe në tërë historinë e kombit shqiptar, përveç Edi Ramës, prandaj protesta do bëhet para kryeministrisë dhe vetëm para kryeministrisë.
Aty i kanë zyrat të dy ata, kryeministër dhe zëvendëskryeministër dhe unë kam kënaqësi që bëra këtë sqarim.
Nuk mund të ishte protesta para zyrave të Lubisë në ministri, jo, sepse ajo pakkush mund ta imagjinojë se sa shumë ka vjedhur, por Rama më shumë.
Rama shumë më tepër.
Dhe dosja e tunelit të Llogarasë që ju e shihni se çfarë dosje e turpshme në çdo aspekt është ajo, mos harroni se gjithçka ajo e ka bërë me kërkesë të Ramës, e urdhëruar nga Rama dhe e detyruar nga Rama.
Që nuk duhet ta bënte kurrë dhe ka përgjegjësi, por po aq edhe Rama.
Prandaj do jemi para kryeministrisë.
Ju pyesni për analizën. Po, analiza do fillojë.
E vonuar sepse në qoftë se e ke ndjekur zhvillimin si kurrë më parë, që nga përfundimi i zgjedhjeve dhe gjer në gusht vonë, ne çdo ditë jemi marrë me denoncimin e farsës elektorale jo me fjalë, por me fakte dhe dokumente.
Çdo ditë kemi komunikuar me partnerët, miqtë tanë kudo për realitetin e zgjedhjeve.
Çdo ditë kemi denoncuar përpjekjet e qeverisë për të ndryshuar raportin e organizatave ndërkombëtare për zgjedhjet.
Nuk mund të bënim analizë pa dalë raporti sepse Edi Rama me propagandën e tij do mashtronte çdo gjë për të lehtësuar pozicionin e tij.
Ka pasur presione të jashtëzakonshme mbi vëzhguesit, por dështoi në radhë të parë për shkak të karakterit të atyre burrave dhe grave që vëzhguan zgjedhjet.
Por edhe ne bëmë detyrën tonë që na takonte.
Kjo ishte arsye që u vonua sepse raporti u vonua shumë më tepër se sa parashikohej të dilte.
Doli raporti dhe të garantoj që fillon që javën që vjen analiza në parti.
Por përsëri kjo analizë duhet të bëhet e plotë me një kërkesë që kam ndaj çdo anëtari dhe mbështetësi.
Kjo analizë duhet të bëhet në përputhje me realitetin ekzistues sepse në qoftë se kjo bëhet duke pasur parasysh realitetet e shkuara, absolutisht nuk na shërben”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...