Shqipëri – Itali, marrëveshje konkrete bashkëpunimi në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik
Shqipëria dhe Italia forcuan partneritetin në disa fusha të rëndësishme, me shkëmbimin e një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh mirëkuptimi, në kuadër të mbledhjes së parë ndërqeveritare mes vendeve të mbajtur në Romë.
Marrëveshjet që u shkëmbyen nga ministrat respektivë të kabineteve qeveritare mbulojnë një gamë të gjerë fushash strategjike.
1. Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin mbi sigurinë kibernetike
2. Marrëveshje ndërqeveritare në lidhje me koncesionin e një huaje ndihme për mbështetjen e krijimit të një sistemi të mbrojtjes civile shqiptare
3. Marrëveshje ekzekutive për nismën kundrejt përforcimit të aftësive të mbrojtjes civile në Shqipëri
4. Marrëveshje për realizimin e projektit në mbështetje të neonatologjisë, në mbrojtje të fëmijëve dhe nënave
5. Memorandum mirëkuptimi operativ kundër trafikut të drogës
6. Marrëveshje për bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes
7. Memorandum mirëkuptimi mes fondacionit MAXXI, Muzeu Kombëtar i Arteve i Shekullit të XXI dhe Galeria Kombëtare e Arteve e Republikës së Shqipërisë
8. Protokoll mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes civile
9. Marrëveshje teknike për dorëzimin e dy motovedetave të Guardia Costiera italiane për Forcën Detare Bregdetare Shqiptare
10. Deklaratë mirëkuptimi mes departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile shqiptare dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, zyra e Tiranës
11. Marrëveshje financiare mes Cassa Depositi e Prestiti SpAdhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë eklektike në Shqipërinë veriore, pas tërmetit të vitit 2019
12. Memorandum mirëkuptimi me Cassa Depositi e PrestitiSpA dhe Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë
13. Memorandum mirëkuptimi me Simest SpA dhe Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve Shqiptare, AIDA
14. Memorandum mirëkuptimi mes Fincantieri dhe KAYO, memorandum paraprak përpara krijimit të joint ventures për punimet në kantieret e Pasha Limanit
15. Memorandum mirëkuptimi mes Leonardo SpA dhe KAYO
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












