Vendi ku ndodhi ekzekutimi i Gilmando Danit
Segmente të trafikut të drogës janë zbuluar brenda policisë dhe institucioneve të tjera sipas një shpjegimi që kreu i PD, Dali Berisha i ka bërë atentatit të djeshëm.
Muç Shaljani bëri fushatë për ministrin Ervin Hoxha, kurse Gilmando Dani ishte truproja dhe financuesi i Blendi Gonxhes, tha Berisha.
“Vëllai i Muç Shaljanit, Sheqerit, shkruan qytetari dixhital, është 100 herë më i pasur se Shullazi.
“Është shumë i pasur, ka hotele, vila dhe restorante. Të tërë këta janë marrë me drogë, janë me PS-në, blejnë vota, kërkojnë favore. Ky që u plagos ka bërë fushatën e 11 majit (e ka fjalën për Muç Shaljanin apo Sheqerin), ka bërë fushatën e Ervin Hoxhës, ministër i brendshëm, dhe më pas në shtator u fut në AMP po nga Ervini në shkelje të çdo parametri dhe procedure ligjore. Kjo u bë vetëm e vetëm që ai t’u shpëtojë me uniformën e policisë kontrolleve policore.
Gilmando ka qenë në fushatë si badigard dhe financues për ministrin Gonxhe.
Çuni i xhajës së këtij që u plagos është Erges Sheqeri, drejtori i IKMT-së, ky që prish lokalet”.
Sipas Berishës, kjo dëshmon se narko-policia është e tëra në funksion të krimi dhe se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri apo Muç Shaljani ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të kabinetit të Ramaduros, Eervin Hoxhës dhe Blendi Gonxhes.
“Ata u ekzekutuan, në mendimin më të përhapur, nga bandat të qeverisë që janë të lidhura me nivele shumë të larta të qeverisë sepse aty është vendi i shtetit, vendi i qeverisë”, theksoi Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












