TIRANË/ 5 të rinj rrëmbyen dhe torturuan një person për 5000 euro

Shares

Momenti i arrestimit

Rrëmbyen në Tiranë dhe dhunuan një 27-vjeçar për 5000 euro, arrestohen dy persona dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kufizimi”, zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas një rasti të rëndë të heqjes së paligjshme të lirisë dhe dhunës fizike ndaj një të riu.

Sipas njoftimit zyrtar, pesë persona janë identifikuar si autorë të dyshuar, pasi kanë rrëmbyer dhe dhunuar një 27-vjeçar, me qëllim që t’i merrnin 5000 euro.

Nga këta, dy u arrestuan, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në pranga kanë rënë L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim K. N. (23 vjeç), M. M. (21 vjeçe) dhe S. C. (25 vjeçe).

Hetimet paraprake tregojnë se të dyshuarit kanë bashkëpunuar për t’i marrë para 27-vjeçarit, duke e mbajtur për disa orë të mbyllur në një apartament dhe duke e dhunuar fizikisht. Pasi kanë siguruar shumën prej 5000 eurosh, e kanë kërcënuar sërish viktimën që t’u jepte edhe më shumë para.

Në vijim të operacionit, policia ka kryer një kontroll në banesën e A. K., 60 vjeç, babai i njërit prej të arrestuarve, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Ai është arrestuar për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte L. K., policia gjeti 5000 eurot e dyshuara se i janë marrë 27-vjeçarit, si dhe sekuestroi 6 celularë dhe një automjet që dyshohet të jenë përdorur në ngjarje. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...