Taulant Balla
Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD-së për përjashtimin e Taulant Ballës, ndërkohë përjashton Berishën për 10 ditë
Sekretariati i Etikës në Kuvend ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. PD pretendonte se Balla kishte përdorur gjuhë ofenduese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës gjatë seancave plenare. Ndërkohë që Balla ka praktika komunikimi të dyshuara të paligjshme dhe në shkelje të etikës parlamentare me deputetët.
Ndërkohë, Sekretariati vendosi sot përjashtimin e Sali Berishës për 10 ditë nga Kuvendi, pas kërkesës së një grupi deputetësh të Partisë Socialiste. Vendimi erdhi për shkak të shpjegimeve të Berishës ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












