Ka çuditur sot dalja në një aktivitet sëbashku të zv/kryeministres në hetim nga SPAK, Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë që ndriçimi i ngjarjes ishte rregulluar në mënyrë zë tillë ku dritat fokusonin Ballukun ndërsa Rama dukej gjithnjë në hije.
Megjithatë zyra e Kryeministrit nuk ka postuar asnjë foto ku Rama dhe Balluku qëndrojnë bashkë.
Shfaqja në krah të të pandehurës me Ramën është komentuar edhe nga n/kryetari i PD, Gazment Bardhi.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike deklaron se kryeministri është peng dhe vepron nën urdhrat e saj.
”
Prej sot, de fakto kryeministre e Shqipërisë është një e pandehur nën akuzë penale dhe në hetim nga SPAK. Shfaqja së bashku për herë të parë e Edi Ramës dhe Belinda që nga 31 Tetori, kur Belinda Balluku u mor e pandehur nuk lë më vend për dyshim se kryeministri është peng dhe vepron nën urdhrat e saj.
Edi Rama eshtë i pafuqishëm ta largojë, sepse të dy janë bashkë në aferën e Llogarasë. Janë bashkë në korrupsion. Bashkë në pakte mafioze heshtjene.
Kjo është aritmetika politike e korrupsionit. Aty ku numri 2 i qeverisë është i pandehur dhe ende në detyrë, numri 1 i qeverisë është i kapur”, shkruan Bardhi.
Rama mori pjesë sot në prezantimin e projektit kombëtar “OSHEE Charge”, një nismë për zgjerimin e shërbimeve publike të OSHEE me karikimin e mjeteve elektrike. Ky projekt synon të krijojë një rrjet kombëtar pikash karikimi për automjetet elektrike, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e transportit ekologjikisht të qëndrueshëm dhe në reduktimin e ndotjes urbane. Kjo ngjan pak qesharake dhe hipokrite pasi ERE vetëm pak javë më parë rriti çmimin e energjisë për makinat elektrike. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












