“Pasi Gjiknuri e Ahmetaj refuzuan të firmosin, ai u tha se ‘kjo i zgjidh punët e mia“. Berisha thekson një deklaratë të Ramës

Shares

Rama mori në mbrojtje Lubinë! Pasi Gjiknuri e Ahmetaj refuzuan të firmosin, ai u tha se ‘kjo i zgjidh punët e mia’, deklaroi sot në një mbledhje të grupit parlamentar, kreu i PD, Sali Berisha.

“Qytetarët duhet ta dinë se dy ministra të qeverisë socialiste, përkatësisht Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj nuk kanë pranuar të firmosin tenderin për aeroportin e Vlorës sepse nuk kanë qenë dakord për 120 milionë euro që duheshin paguar për biletat e munguara.
Dhe ata normal kanë kërkuar që aeroporti të ndërtohej me faza, siç është bërë me aeroportin e Tiranës.
Me një fjalë, kanë kërkuar atë që duhej pranuar dhe nuk kanë pranuar të firmosin.
Kur Lubia ka firmosur, Edi Rama u ka thënë atyre se kjo më zgjidh punët e mia, ju nuk më duheni gjë”, tha Berisha.

Në vijim Berisha solli detaje që sipas tij kanë ndodhur në mbledhjen e kryesisë së PS.

“Por në vend që të japë dorëheqjen së bashku me Lubinë e tij, ai ka deklaruar në mbledhjen e partisë, në mbledhjen e Tiranës, se ky është një sulm që Skapi i partisë i bën Edi Ramës dhe Lubia nuk ka asnjë përgjegjësi. Nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore. Asnjë gjë prej gjëje.
Dhe në fakt siç e shihni, ajo vazhdon veprimtarinë, ndonëse si një fantazmë, sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Sepse autori i kësaj është Edi Rama dhe kjo ka zbatuar urdhrat e tij kriminalë.
Ka shkelur ligjet e vendit dhe është përgjegjëse absolutisht 100 përqind, por bashkë me Ramën”, deklaroi Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...