Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës dhe ekspert i ekonomisë, Dorian Teliti, tha sot se Buxheti 2026 i qeverisë për Shëndetësinë dhe Arsimin është në koma, premtimet për fonde ngelin në letër.
Në prag të miratimit të projektbuxhetit 2026, opozita ngre alarmin për gjendjen kritike të sektorëve jetikë të vendit, shëndetësisë dhe arsimit.
Këshilltari për çështjet ekonomike i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, akuzon qeverinë se po braktis dy shtyllat kryesore të zhvillimit shoqëror, ndërsa fondet publike shpërndahen në mënyrë klienteliste dhe në projekte luksoze.
Sipas tij, premtimet për rritjen e financimeve në arsim e shëndetësi kanë mbetur vetëm në letër, ndërkohë që realiteti flet për spitale pa barna, mjekë që largohen dhe shkolla që boshatisen çdo vit. Në reagimin e tij, ai e përkufizon buxhetin e vitit të ardhshëm si një dokument që “nuk financon dijen dhe shëndetin, por varfërinë dhe emigracionin”, thuhet në reagimin e këshilltarit për çështjet ekonomike PD, Dorjan Teliti. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












