AKSHI, 7 milionë euro për mirëmbajtje sistemi, pa garë dhe transparencë

Shares

Genta Vangjeli

Partia Demokratike ka ngritur sot akuza të forta ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke e akuzuar se ka shpërdoruar miliona euro për kontrata të dyshimta në sistemin e informacionit shëndetësor, ndërkohë që spitalet publike përballen me mungesa të theksuara të medikamenteve dhe shërbimeve bazë.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se gjatë periudhës 2018–2025, AKSHI ka shpenzuar 7 milionë euro me TVSH vetëm për mirëmbajtjen e sistemit të informacionit të shëndetësisë, përmes procedurave të mbyllura dhe pa garë publike, ku në çdo rast ka përfituar i njëjti operator ekonomik, Oni shpk.

Detajet e kontratave sipas PD-së:

  • QSUT: Katër kontrata mirëmbajtjeje me vlerë totale 4.3 milionë euro (2018, 2020, 2022, 2025).
    Vlera është rritur nga 800 mijë euro në 2018 në 1.6 milionë euro në vitin 2025.
  • Spitali Universitar i Traumës: Katër kontrata me vlerë totale 1.8 milionë euro (2019, 2021, 2023, 2025).
    Nga 300 mijë euro në 2019, shuma ka arritur në 888 mijë euro në kontratën e fundit.
  • Spitali “Shefqet Ndroqi”: Tre kontrata me vlerë 517 mijë euro (2019, 2022, 2024).

Në total, sipas PD-së, janë lidhur 11 kontrata pa garë, duke krijuar një monopol në mirëmbajtjen e sistemit të informacionit shëndetësor dhe duke ngritur dyshime serioze për abuzim me fondet publike.

Pyetjet që PD i drejton SPAK-ut:

  • A ka respektuar AKSHI nenin 47 të Ligjit për Prokurimet Publike, që lejon përdorimin e procedurave me negocim pa shpallje vetëm në raste të jashtëzakonshme, të pa shkaktuara nga vetë autoriteti kontraktor?
  • Pse janë rritur fondet limit dhe vlerat e kontratave nga viti në vit, ndërkohë që objekti i shërbimit mbetet i pandryshuar?
  • Pse për 11 kontrata është përzgjedhur vetëm një operator, duke eliminuar konkurrencën në treg?
  • A është reale kostoja e shërbimit, që sipas kontratave të fundit për QSUT shkon në 81 mijë euro në muaj vetëm për mirëmbajtjen e sistemit?

“Ndërsa pacientët vuajnë mungesën e ilaçeve dhe trajtimit në Onkologjik, Pediatri dhe spitale të tjera, AKSHI i Edi Ramës shpërndan miliona euro për kontrata të dyshimta dhe pa transparencë. Vetëm për mirëmbajttje sistemi në QSUT, paguhen 80 mijë euro në muaj,” theksoi Vangjeli.

Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut që të nisë hetime të menjëhershme mbi këto kontrata, duke i cilësuar si një tjetër skemë të mundshme abuzimi me paratë e taksapaguesve shqiptarë në një nga sektorët më të ndjeshëm — atë të shëndetësisë.r.e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...