LEZHË/ 32 vjeçari i dehur çon në atë botë dy persona pasi përplasi makinën e tyre

Shares

Foto ilustruese

Një 32 vjeçar i dehur shkaktoi dy të vdekur në aksin rrugor Lezhë-Milot.

“Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin Ramazan Harapi, 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë shtetasi Ramazan Harapi dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi Agim Harapi, 52 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur”, njoftoi policia e Lezhës.

33-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...