Vila si serë hashashi, zbulohet shtëpia e barit në Bajzë. Procedohen edhe elektricistët

Shares

Zbulohen në fshatin Bajzë, 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba. Në njërën prej banesave u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Gjatë operacionit u godit dhe një rast i magazinimit të mallrave të kontrabanduara.

Sekuestrohen 287 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë, 515 gramë kanabis, municion luftarak, 1 armë e ftohtë (thikë), 101 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 2 automjete, 9 celularë dhe pije të ndryshme alkoolike të dyshuara të kontrabanduara.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht nëna e tij, shpallet në kërkim babai i tij, të dyshuar të përfshirë në këto veprimtari kriminale.

Vihen në pranga 2 punonjës të OSHEE-së dhe procedohen penalisht 2 punonjës të tjerë, për shpërdorim detyre.

“U finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Në kuadër të këtij operacioni:

-u arrestua në flagrancë shtetasi Daniel Buraj 22 vjeç, u procedua penalisht nëna e tij, shtetasja F. B., 54 vjeçe, dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Sokol Buraj, 57 vjeç, të tre banuese në fshatin Bajzë.

Gjatë kontrolleve në banesën e këtyre shtetaseve dhe në një banesë të pabanuar në fshatin Bajzë, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 119 bimë dhe 168 fidanë të dyshuar narkotikë, 515 gramë lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa, municion luftarak, 1 armë të ftohtë (thikë), 49 llamba, 47 pajisje elektrike inverter, 3 aspiratorë, 2 filtra ajri, 2 automjete dhe 9 celularë. Gjatë kontrollit në banesën e pabanuar, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Sokol Buraj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 138 arka dhe shishe me pije të ndryshme alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara.

Në vijim të veprimeve hetimor dhe procedurale për këtë rast:
-u ndaluan shtetasit E. Ç., 27 vjeç dhe F. D., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Bajzë, dhe nisi procedimi penal për shtetasit L. L., 52 vjeç, banues në fshatin Bajzë, dhe I. D., 53 vjeçe, banuese në Koplik, të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia e Malësisë së Madhe.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit Sokol Buraj dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...