“Kryeministri Edi Rama nuk lejon auditin e KLSH-së se i del Benzi 600 mijë euro”

Shares

Kryeministri Edi Rama nuk lejon auditin e KLSH-së se i del Benzi 600 mijë euro, tha sot në Kuvend, kreu i PD, Sali Berisha ndërsa rrëfeu historinë me benzin e parkut të delegacioneve.

“Të mos harrojmë se kushtet në të cilat veprojnë janë kushte jashtëzakonisht të vështira presioni politik.
Çfarë mund t’i thoni ju një punonjësi që guxon të shkojë të bëjë auditin e kryeministrit.
Dhe jo e bllokojnë, por e terrorizojnë.
E detyrojnë të largohet nga detyra.
Ku pranon ai të bëjë auditin? Të bëjë detyrën?

Po sigurisht auditi nuk mund ta kontrollojë Ramën se do i gjejë shishen Romanee Conti 33 mijë euro?
Do t’i gjejë Benzin.
Ka blerë Benz të blinduar të ri për 600 mijë euro.
Iu kujtohet kur 20 vite më parë blemë një Benz për delegacionet se e kërkonin ata që vinin. Nuk e kisha parë njëherë me sy, veçse kur kanë hipur miqtë.
Çfarë bëri kur erdhi në pushtet?
Shikoni ligësinë njerëzore.
E thirri punonjësin, i tha do thuash e ka përdorur Berisha, Benzin.
Jo, tha ai, nuk e ka përdorur asnjëherë.
E pushoi nga puna. Dhe ka emër dhe mbiemër ai punonjës i ndershëm.
Sepse Benzi ishte në parkun e delegacioneve, jo i imi në kryeministri.
Kurse tani bllokon dy Benza dhe një veturë tjetër që thotë ma bleu partia 500 mijë euro”, shpjegoi Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...