Kreu i ARSH, Gent Gjyli, paraqitet në SPAK me avokatin

Shares
Screenshot

Kreu i ARRSH, sot në SPAK

Kreu i ARSH, Gent Gjyli, paraqitet në SPAK me avokatin – përmendet në dosjen që lidhet me hetimet ndaj Belinda Ballukut.

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARSH), Gent Gjyli, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i shoqëruar nga avokati i tij.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se emri i Gjyli del në dosjen e cila lidhet me hetimet për zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ai është thirrur për të dhënë sqarime lidhur me komunikime të evidentuara me persona të përfshirë në hetim.

Aktualisht nuk dihet nëse Gjyli ka status të veçantë procedural, apo është thirrur vetëm për të ndihmuar hetimin por fakti që vjen me avokat do të thotë se mund të ketë komunikim akuze. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...