Belinda Balluku shkon në Kryeministri fill pas paraqitjes në SPAK

Shares

Balluku duke hyrë në kryeministri këtë mbrëmje

Belinda Balluku arriti në Kryeministri menjëherë pas daljes nga SPAK.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është parë këtë pasdite duke hyrë në godinën e Kryeministrisë, pak minuta pas daljes nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Besohet se Balluku është thirrur për një takim të menjëhershëm me kryeministrin Edi Rama, ndërsa detajet e takimit nuk janë bërë publike.

Balluku sapo ka marrë zyrtarisht edhe akuzën e ngritur ndaj për abuzim me një tender 180 milionë euro.

Balluku ka marrë avokate të motrën, Pamela Qirko, ish drejtuese e vetingut. Qirko ka regjistruar vetëm një ditë më parë zyrën e saj të avokatisë.  r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...