Sherri në Berat nisi për kalin dhe më pas përfundoi në vr*sje

Shares

Një ‘kavalier’ në kalanë e Beratit qëlloi për vdekje me thikë sot një turist ditor në këtë qytet.

Mbeti i vrarë Keli Hoxha, 42 vjeç nga Tirana ndërsa autor është Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç.

Sherri që çoi në vrasje nisi për shkak të një kali, me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë. Më pas palët patën përplasje fizike, që më pas ka përfunduar në tragjedi.

Autori ka precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi dhe ende nuk është kapur nga policia.

“Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij”, njoftoi policia e Beratit.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...