Ngjarja e rëndë te ‘Komuna e Parisit’, çfarë çoi në humbjen e jetës së kamarierit

Shares

Filip Shehu, autori i arrestuar 

Një  i ri u qëllua për vdekje me thikë në vendin e tij të punës nga një koleg i vet.

41 vjeçari Indrit Ismaillari mbeti pa jetë në lokalin “City Lounge” në zonën e ‘Komunës së Parisit ku punonte si kamarier.

Ai është goditur me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, 34 vjeç, i cili ushtronte detyrën e picierit në të njëjtin biznes.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy punonjësve por autori i dyshuar është shprehur se është bullizuar.

Autori e ka goditur me thikë në qafë viktimën duke i shkaktuar vdekjen, thanë zë pranishmit në restorant të cilët edhe kanë ndërhyrë për të shmangir vrasjen.

“Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi Filip Shehu rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin Indrit Ismaillari, rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.

Ismaillari ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi Filip Shehu është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes”, njoftoi policia e Tiranës.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...