“Janë vjedhur 10 miliardë euro nga 12 miliardë që ishin fondet e ministrisë”

Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të rënda ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama, duke i akuzuar për korrupsion masiv në administrimin e fondeve publike.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se “lubia” e qeverisë ka shpërdoruar pjesën dërrmuese të fondeve që ndodhen në portofolin e Ministrisë së Infrastrukturës.

“Lubia ka vjedhur dhe shpërdoruar 10 miliardë euro nga 12 miliardët në portofolin e ministrisë,” deklaroi Berisha, duke shtuar se Rama po përdor të njëjtën skemë mbrojtjeje si në rastin e Erion Veliajt.

Sipas tij, përgjegjës kryesor për këto afera është vetë Edi Rama.

“Rama është përgjegjës kryesor dhe nuk do të shpëtojë kurrë nga vjedhjet që ndodhin në qeverinë e tij,” theksoi Berisha, duke shtuar se “Lubia është hajdutja më e tmerrshme e 113 viteve të shtetit shqiptar, pas Edi Ramës.”

DEKLARATA/

“Tani, kur korrupsioni i saj me Edi Ramën u bë sa mali i Dajtit, i pakrahasueshëm, unë u thashë vetëm disa afera që së bashku bëjnë 2 miliardë euro, të kontrolluara nga KLSH. Deri një vit më parë ajo ka administruar në portofolin e vet 12 miliardë euro.

Unë u garantoj ju se nga këto 12 miliardë euro, të paktën 10 miliardë janë vjedhur dhe shpërdoruar. Sepse unë e di mirë sa kushton kjo dhe sa kushton ajo.

Rama mendon se shpëton duke sajuar supervizime e kontrata si puna e fustaneve të Velicës, por ai është përgjegjësi kryesor dhe nuk do të shpëtojë kurrë nga vjedhjet e saj.

Nëse ka një njeri që ka vjedhur me Ramën për më shumë se 20 vjet, ajo është Lubi Balluku. Kjo është e njohur.

Edhe justifikimet e Ramës janë të njëjta me ato të Veliajt – presion ndaj institucioneve dhe manipulim me opinionin publik. Ai përpiqet të mos e zërë ‘mali që po shembet’, por është kryesori në çdo aferë.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...