EMRI/ Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestër punonjësi i Tatimeve

Shares

Vendi i ngjarjes

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur mesditën e kësaj të marte qytetin e Shkodrës, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:35 në rrugën “Arra e Madhe”, në lagjen “Ndoc Mazi”, pranë qendrës së qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi Enea Buzukja, 38 vjeç, punonjës i Drejtorisë së Tatimeve në Shkodër, ka ndezur automjetin e tij tip furgon. Lënda plasëse ishte vendosur në mjet dhe shpërtheu menjëherë, duke shkaktuar dëmtimin e tij.

Buzukja është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Shkodrës bëri të ditur se:

“Rreth orës 11:35, në lagjen ‘Ndoc Mazi’, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”

Ndërkaq ka një ingormacion se tritoli ishte vendosur në një motor parkuar afër automjetit. Buzukja është plagosur në dorë.

Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të siguruar prova që mund të ndihmojnë në identifikimin e personave përgjegjës për vendosjen e tritolit. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë në disa pista. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...