BURGU I SHKODRËS/ Brandon Saporito i bashkohet së shoqes në atë dynja, 5 muaj pasi e la pa jetë

Shares

Brendon Saporita me të shoqen

Brendon Saporito duke se zgjodhi ti japë fund jetës në burgun e Shkodrës pak muaj pasi dërgoi në atë jetë të shoqen. Brandon Saporito masakroi me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito, të premten e 2 majit 2025 në banesën që çifti kishin marrë me qira në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës.

“Në IEVP Shkodër, më datë 28 tetor 2025, i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit. Punonjësit e institucionit e kanë nxjerrë me puls dhe me shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga Spitali i Koplikut dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, i paraburgosuri nuk ka arritur të mbijetojë.

Brendon Ronald Saporito, i datëlindjes 22.04.1968, i biri i Joesph Binald Saporita dhe Marichea (Klein) Saporita, ndodhej në IEVP Shkodër për efekt të vendimit të Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ai ishte arrestuar më 02.05.2025 dhe ishte sjellë në institucion më 04.05.2025”, njoftoi policia e Burgjeve.

Ngjarja është raportuar menjëherë autoriteteve kompetente, dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave. Drejtoria e IEVP Shkodër po bashkëpunon ngushtë me Prokurorinë dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Saporito ndodhej në burg me akuzën e vrasjes në familje, ndërkohë që ende nuk kishte filluar procesi gjyqësor. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...