Ish-ministri i Infrastrukturës në qeverinë “Kurti 2”, Liburn Aliu, është emëruar drejtor i Portit të Durrësit. Vendimi vjen vetëm dy muaj pas dorëheqjes së tij nga posti ministror në Kosovë.
Aliu, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, merr kështu drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme strategjike në Shqipëri.
Emërimi i tij ndodh në një moment politik të ndjeshëm për Kosovën, teksa kryeministri Albin Kurti nuk ka arritur të formojë qeverinë e re, dhe vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Ky është një tjetër sinjal të përfshirjes së kryeministrit Edi Rama në skenën politike kosovare, në prag të fushatës zgjedhore. Liburn Aliu ishte përfolur edhe më herët se mund të bëhej pjesë e një projekti qeveritar në Shqipëri. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












