Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj që mbështetet nga opozita ka publikuar një tjetër mesazh për qytetarët e Tiranës përmes faqes së tij në Facebook duke iu përjigjur sulmeve të kryeministrit Rama ndaj tij.
Binaj thekson se ‘po kandidon që fëmijët tanë të rriten duke ndëtuar kujtime, jo të rriten duke parë ndërtime’.
“Shumë vetë më pyesin, pse po kandidon? Po kandidoj për fëmijët tanë, për fëmijët tuaj, për këtë qytet. Po kandidoj që fëmijët tanë të rriten duke ndëtuar kujtime, jo të rriten duke parë ndërtime. Unë e jetoj Tiranën si të gjithë ne, me bashkëshorten time, me 3 fëmijët tanë, në një pallat të vjetër, në një apartament të vogël, por që është i ngrohtë dhe plot dashuri. Me punën, aktivizmin dhe humorin tim, kam ngritur gjithmonë kundër të keqes, kam dalë gjithmonë në mbrojtje të atyre që kanë vërtetë nevojë. Një Tiranë e pashëndetshme nuk mund të prodhojë qytetar të shëndetshëm dhe në krye të Bashkisë Tiranë, nuk duhet një shërbëtor i partisë por një shërbëtor i qytetarëve, por sot duhet të veprojmë të gjithë bashkë.
Prandaj unë ju ftoj që të bashkohemi, për ta kthyer Tiranën, në qytetin që duam t’i lëmë fëmijëve tanë”, apelon Binaj.
Pak orë më herët Binaj u sulmua nga zyra e Kryeministrit. Edi Rama tha se Binaj është komedian dhe si i tillë nuk mund të menaxhojë Tiranën, ndërsa ka harruar se e menaxhoi vetë kryqytetin për 11 vjet pa bërë asnjë hap përpara vecse piktor. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












