Një tools AI i qeverisë së shpejti do të asistojë në mënyrë të njëanshme 83 deputetë të PS, pas një vendimi të kryeministrit Rama.
Tools me emrin Diella që asistonte në e Albania tani i është dhënë më shumë hapësirë përmes financimeve të qeverisë në algoritme dhe baza të dhënash.
Kjo nuk do të thotë që ajo të ofrojë asistencë në teknikalitete për një grup partiak parlamentar, pasi tool Diella nuk financohet nga PS por nga buxheti i shtetit.
Shefi i qeverisë njoftoi se çdo deputet i partisë së tij në Kuvend do të ketë një asistent personal të krijuar nga Diella.
“Ndaj për herë të parë Diella është shtatzëne dhe prej 83 fëmijë, secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë dhe do të shërbejë si asistent për ta që do të marrin pjesë në seancat parlamentare, dhe do të mbajë shënim për çdo gjë që ndodh dhe do të sygjerojnë anëtaret e parlamentit. Këto fëmijë do të kenë dijen e nënës së tyre”, tha Rama gjatë një tryeze debati në Berlin. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












