Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Shares

Belinda Balluku në sediljet e trenit që niset nga Bernë dhe të çon kudo

Ndërsa zv/kryeministrja Belinda Balluku po përflitet se është marrë e pandehur nga SPAK, vetë ajo ka marrë trenin nga Zyrihu në Bernë për të sfiduar zyrat e ftohta të Prokurorisë Speciale në Tiranë.

“Me skuadrën e MIE dhe Hekurudhës Shqiptare në një udhëtim me tren nga Zyrihu në Bernë për takimin bilateral me homologun zviceran të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit”, shkruan Belinda në rrjete sociale pa lënë pas dore edhe një model të ri flokësh alla burlesk.

Ndërkohë në Tiranë SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, emri i të cilës është regjistruar si person nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Kontrollet janë ushtruar në banesat e dy zonjave, bashkëpunëtorëve të ngushta të Ballukut, si dhe në një zyrë, ka raportuar sot news24. Njëra prej këtyre bashkëpunëtorëve, nuk është më në detyrë.

Nënkryetari i PD, Gazment Bardhi deklaroi më herët se Balluki ka statusin e personit nën hetim. Ajo është ftuar në SPAK ditën e hënë e shoqëruar nga një avokat, çfarë nënkupton se mund t’i komunikohet apo bëhet me dije një akuzë penale.

Belinda Balluku e ushtron detyrën e zv/kryeministres që prej korrikut 2022. Ndërsa atë të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...