Vendi i ngjarjes
Dy të rinj u vranë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Manzë pas një zjarri me sa duket të kryqëzuar. Ngjarja nisi në kafe kur 33-vjeçari Flori Paluçi debatoi me kamarierin për kafen dhe më pas vret 23-vjeçarin Aranit Kurti që ndërhyri në debat. Daniel Pepa shkon dhe merr armën në makinë dhe qëllon drejt Paluçit, duke e lënë të vdekur.
Motivi i rrëfyer ka qënë krejt ibpakuptimtë, aq më shumë të çojë në dy viktima. Flori Paluçi bashkë me një tjetër i ka kërkuar kamarierit që t’i bëjë një kafe, por ky i fundit u ka thënë se ekspresi është i fikur, natyrshëm për një kafe në qytet periferik si Manza në atë orë.
Debati që nisi me kamarierin ka përfshirë edhe Aranit Kurtin sherr që kaloi nga fjalët në grushta. Paluçi ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar ndaj Kurtit. Në çast Daniel Pepa ka shkuar dhe ka marrë armën në makinë dhe ka qëlluar ndaj 33-vjeçarit.
“Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P”, njoftoi policia e Manzës
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












