Ish drejtoresha e Kadastrës në Durrës dënohet 7 vjet por nuk bën burg. Skema

Shares

Rajmonda Dashi

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për ish-drejtoreshën e Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashi, duke e dënuar me 7 vite burg për pastrim të parave të kryer në bashkëpunim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 4 vite e 8 muaj, por ajo nuk do të vuajë asnjë ditë në burg, pasi masa u konvertua në 3 vite shërbim prove, si dhe iu hoqën masat e sigurisë, që përfshinin ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe detyrimin për paraqitje. Ky reduktim mase ndodhi pas ra akuza e grupit kriminal.

Sipas vendimit të gjykatës, Rajmonda Dashi u shpall fajtore për “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ndërsa tre persona të tjerë të përfshirë në dosje, Besjan Ramaj, Leonard Ramaj dhe Ardjan Malasi, u dënuan së bashku me rreth 22 vite burg për pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Hetimet treguan se vëllezërit Ramaj, me ndihmën e ish-drejtoreshës Dashi dhe biznesmenit Malasi, ngritën një skemë për pastrimin e parave të drogës përmes investimeve në pasuri të paluajtshme në zonën e Durrësit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...