Vendi i ngjarjes në Maliq
Kanë shkuar në dy viktima pasojat e zjarrit që përfshiu një shtëpi në Maliq. Merjeme dhe Luka Azisllari janë dy viktimat.
Pas nënës që u gjet pa jetë në vendngjarje ka humbur jetën edhe fëmija 14 vjeçar ndërsa vajza 6 vjeçare është në gjendje të rëndë.
“Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se:
Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia e Maliqit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












